Nxjerr armën, arrestohet një person në Deçan
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 4 shtator, Stacioni Policor në Deçan është informuar për një rast të ndodhur në vendin e quajtur “Uji i Thartë” në Deçan. Sipas policisë, viktima ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje me një person të dyshuar, ky i fundit kishte ekspozuar një armë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar të dyshuarin. Gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë dhe një mjet i mprehtë (brisk). I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga hetuesit policorë në prani të avokatit mbrojtës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt. Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.