Bardhyl Mahmuti, ka njoftuar se së shpejti do të dalë nga shtypi romani ‘’Procesi Special’’, i cili, siç ka thënë ai, i kushtohet ‘’ padrejtësisë më të madhe juridike të çerekut të parë të shekullit XXI’’. Mahmuti ka shkruar edhe se ‘’së shpejti lexuesve shqiptarë do t’ua ofrojmë mundësinë të kenë në duar romanin për procesin më absurd të Epokës sonë!’’. Postimi: Së shpejti del nga shtypi romani “PROCESI SPECIAL” Të dashur miq, Ndërkohë që atdhetarët e mirëfilltë presin me ankth epilogun e procesit politik në Hagë, unë jam duke përfunduar romanin “PROCESI SPECIAL”, që i kushtohet padrejtësisë më të madhe juridike të çerekut të parë të shekullit XXI. Edhe në rast të shpalljes së pafajësisë së plotë, që është vendim i vetëm i drejtë, mbajtja prapa hekurave për gjashtë vjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nuk duhet të mbetet në heshtje. Së shpejti lexuesve shqiptarë do t’ua ofrojmë mundësinë të kenë në duar romanin për procesin më absurd të Epokës sonë! Fragment i shkurtër nga romani: (...) vetëm kohëzgjatja e ekzekutimit me vdekje e dallon thikën e gijotinës mbi zverkun e viktimës nga ngulja e thikave pas shpine. Në dallim nga xhelatët dhe spektator