Shkencëtari që përgatiti astronautët për misionet hënore nuk arriti kurrë vetë në hapësirë, por fati e çoi atje në mënyrën më të pazakontë Jemi mësuar ta mendojmë Hënën si një vend të shkretë, ku kanë shkelur vetëm pak astronautë. Por një fakt shumë më pak i njohur është se në sipërfaqen e saj ndodhet hiri i një njeriu: astrogeologut të famshëm amerikan Eugene Shoemaker . Shkencëtari, i cili nuk arriti kurrë të udhëtonte në hapësirë sa ishte gjallë, mbeti në histori si i vetmi person, një pjesë e hirit të të cilit është dërguar në Hënë. Njeriu që ndihmoi astronautët ta kuptonin Hënën Eugene Shoemaker lindi në Los Angeles më 1928. Që i ri u orientua drejt gjeologjisë dhe më vonë u bë një nga themeluesit e astrogeologjisë – disiplinë që studion përbërjen, strukturën dhe historinë gjeologjike të planetëve, satelitëve dhe trupave të tjerë qiellorë. Kur Shtetet e Bashkuara nisën programin Apollo, Shoemaker u përfshi drejtpërdrejt në përgatitjet shkencore për eksplorimin e Hënës. Ai luajti rol të rëndësishëm në hartëzimin gjeologjik të sipërfaqes hënore dhe në përgatitjen e astronautëve. Në Meteor Crater, në Arizona, ai u mësonte astronautëve si të identifikonin formacionet gjeologjike d