Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së zë ballinat e mediave ndërkombëtare
Aktgjykimi i së mërkurës i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka zënë ballinat e mediave ndërkombëtare, me vëmendje të veçantë te dënimi prej 25 vitesh burgim për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Mediat e huaja kanë raportuar gjerësisht për vendimin e gjykatës, duke theksuar se Thaçi dhe tre ish-krerë të tjerë të UÇK-së janë shpallur fajtorë për krime lufte të kryera gjatë luftës së viteve 1998–1999 në Kosovë. Agjencia amerikane e lajmeve Associated Press ka raportuar se Gjykata Speciale në Hagë e ka dënuar Hashim Thaçin me 25 vjet burgim për krime lufte. Sipas AP-së, Thaçi është përballur me akuza për vrasje, torturë dhe persekutim, së bashku me tre ish-udhëheqës të tjerë të UÇK-së. Edhe agjencia Reuters e ka pasqyruar vendimin me titullin se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vjet burgim për krime lufte. Në raportimin e Reuters thuhet se Thaçi, 58 vjeç, është shpallur fajtor për krime lufte, përfshirë vrasje, torturë dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë kohës kur ishte komandant i lartë i UÇK-së. Gazeta britanike The Guardian ka raportuar gjithashtu për aktgjykimin, duke e vendosur në titull dënimin pr
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.