“Liria ka emër” hap konferencën kombëtare “Lufta për UÇK-në”: Po nisim një dialog të brendshëm për vlerat e vërteta të luftës çlirimtare
Platforma “Liria ka emër” ka hapur të hënën në Prishtinë konferencën kombëtare “Lufta për UÇK-në”, në prag të shpalljes së verdiktit final nga Dhomat e Specializuara në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Në hapje të konferencës, përfaqësuesja e platformës, Eliza Hoxha, tha se procesi gjyqësor në Hagë ka qenë pjesë e vëmendjes publike në Kosovë për gjashtë vjet. “Kjo konferencë vjen si moment për ta nisur një dialog të brendshëm për në vlerat tona të vërteta, për historinë tonë, për pikat tona të përbashkëta edhe nëse nuk pajtohemi, por ato duhet të jenë aty për t’i vlerësuar dhe adresuar”, tha ajo. Konferenca është organizuar përmes tri paneleve, ku do të diskutohet ndikimi i procesit në Hagë në historinë e Kosovës, kujtesën kolektive dhe narrativën për luftën e UÇK-së. Në panelin e parë, me temën “Konteksti i ri i krijuar nga Dhomat e Specializuara”, po marrin pjesë Enver Hasani, Ylber Hysa dhe Enver Hoxhaj. The post “Liria ka emër” hap konferencën kombëtare “Lufta për UÇK-në”: Po nisim një dialog të brendshëm për vlerat e vërteta të luftës çlirimtare appeared first on Gazeta Express .
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.