Ata krijuan Siri-n me një ide shumë më të madhe se një asistent që vendos alarmet apo luan muzikë. Gati dy dekada më vonë, krijuesit e saj besojnë se teknologjia më në fund po i afrohet vizionit origjinal – një inteligjencë artificiale që jo vetëm jep përgjigje, por kryen veprime në emër të përdoruesit. Dag Kittlaus dhe Adam Cheyer, dy prej krijuesve të Siri-t, prej vitesh mendojnë për atë që mund të vijë pas motorëve tradicionalë të kërkimit. Bashkë me Tom Gruber, ata themeluan startup-in Siri në vitin 2007, bazuar në një koncept të zhvilluar nga Kittlaus dhe Cheyer në Stanford Research Institute. Që në fillim, ideja e tyre nuk ishte thjesht të krijonin një tjetër motor kërkimi. Ata synonin një “do engine” – një motor që kryen veprime. “Ne thoshim: nëse dëshiron të gjesh një faqe interneti, shko te një motor kërkimi si Google. Nëse dëshiron të bësh diçka, shko te një ‘do engine: Siri’”, ka treguar Cheyer për CNN. Apple e bleu kompaninë Siri për më shumë se 200 milionë dollarë, sipas raportimeve të kohës, dhe e prezantoi asistentin në iPhone 4S në vitin 2011. Që atëherë, Siri është bërë pjesë e pandashme e ekosistemit Apple dhe është integruar në miliarda pajisje, transmeton Telegr