Dy zjarre aktive dhe një i shuar janë regjistruar në territorin e vendit deri në orën 14:00, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza. Zjarret janë aktive në vendbanimin Sveti Nedela në komunën e Shtipit dhe në fshatin Matejç në Komunën e Likovës, ku digjet bimësi e ulët. Sipas QMK-së, zjarri në deponinë në fshatin Bansko në komunën e Strumicës është shuar.