Hansi Flick ka dhënë një përgjigje befasuese kur është pyetur nëse Barcelona duhet ta ketë prioritet La Ligën apo Ligën e Kampionëve. Barcelona e ka fituar titullin e La Ligës në të dy sezonet e fundit nën drejtimin e trajnerit gjerman, por trofeun e Ligës së Kampionëve nuk e ka ngritur që nga viti 2015. Presidenti Joan Laporta e ka cilësuar Ligën e Kampionëve si objektivin kryesor të klubit, mbi çdo garë tjetër. Flick, megjithatë, duket se e sheh ndryshe këtë çështje. Në konferencën për media të së shtunës, para ndeshjes së së dielës ndaj Levantes, trajneri u pyet nëse e ka të vështirë t’i motivojë lojtarët për ndeshjet e La Ligës, duke qenë se Liga e Kampionëve konsiderohet më e rëndësishme për skuadrën. Flick theksoi se përgatitja dhe qasja ndaj ndeshjeve të kampionatit nuk ndryshojnë nga ato të garës evropiane, pavarësisht atmosferës së veçantë që e shoqëron Ligën e Kampionëve. “Gjithçka është njësoj si në dy vitet e fundit. Liga e Kampionëve është një ëndërr, por ta fitosh La Ligën për të tretin vit radhazi do të ishte diçka e jashtëzakonshme”, ka deklaruar Flick, sipas gazetës AS . Trajneri gjerman ka theksuar se më e rëndësishmja është që futbollistët ta ruajnë përqendrimin