Kryetari i Degës së Dytë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prishtinë, Florian Dushi, ka deklaruar se partia nuk ka shënuar rritje në rezultatet zgjedhore gjatë tri palëve të fundit të zgjedhjeve nacionale. Në Debat Plus, Dushi tha se, pavarësisht përpjekjeve organizative dhe ndryshimeve të brendshme, LDK-ja nuk ka arritur të përmirësojë performancën e saj elektorale. Dushi theksoi se në LDK po kërkohet reflektim për rezultatet e arritura, duke nënvizuar se mungesa e rritjes elektorale duhet të trajtohet si çështje përgjegjësie politike brenda partisë. Kryetari i Degës së Dytë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prishtinë, Florian Dushi, ka deklaruar se partia ka figura të mjaftueshme që mund të marrin përgjegjësinë për drejtimin e saj, por ka theksuar se prioritet duhet të jetë organizimi i një procesi të rregullt dhe demokratik zgjedhor brenda partisë. Në Debat Plus, Dushi tha se qëllimi i kritikëve brenda LDK-së nuk është promovimi i një kandidati të caktuar për kryetar, por krijimi i kushteve që gara të zhvillohet në mënyrë të drejtë dhe demokratike. Dushi përmendi disa nga emrat që, sipas tij, janë diskutuar si kandidatë potencialë për udhëheqjen e LDK-së, duke