Siguria në plazhet shqiptare ende problematike
Shkelja e perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve, vijon të jetë problematikë në plazhet e vendit. Siç duket në këto pamje, në zonën e Gjirit të Sarandës, një mjet lundrues jet ski u konstatua brenda perimetrit, aty ku po laheshin pushuesit, duke rrezikuar jetën e tyre. Nga patrullimet e Policisë Kufitare të Vlorës, edhe në zonën e Gjirit të Ksamilit u konstatua një tjetër jet ski, drejtuesi i të cilit kishte thyer rregullat e lundrimit. Nga ana e Policisë Kufitare Vlorë u vendos masa maksimale me vlerë 500 mijë lekë për secilin prej tyre. Shkelja e perimetrit të sigurisë, prej nisjes së sezonit turistik, është konstatuar më shumë në plazhet e jugut të vendit. Nga ana e Drejtorisë së Kufirit Vlorë janë ndëshkuar 10 drejtues mjetesh lundruese, 2 në Durrës dhe 2 raste të tjera në Shkodër. Sipas të dhënave të policisë, në 9 raste janë aplikuar gjoba maksimale me vlerë 500 mijë lekë, ndërsa 5 të tjerët janë ndëshkuar me gjoba nga 100 deri në 150 mijë lekë./Tv Klan
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.