Motra e Laurent Krasniqit publikon një bisedë të mëparshme me vëllanë e ndjerë
Xheneta, motra e vlogerit të ndjerë Laurent Krasniqi, ka ndarë me publikun një postim prekës në rrjetet sociale. Ajo ka vendosur të publikojë një bisedë të mëparshme që kishte zhvilluar me vëllain e saj, tashmë të ndjerë. Postimin emocionues e ka ndarë në ‘InstaStory’, në llogarinë e saj në Instagram. Në bisedën e publikuar vërehet qartë raporti i afërt që Xheneta dhe Laurenti kishin me njëri-tjetrin, dhe raportin e veçantë si vëlla e motër. Foto: Xheneta Krasniqi / Instagram Gjatë ditës së djeshme, edhe motra tjetër e vlogerit të ndjerë, Xheraldina, reagoi në rrjetet sociale, duke falënderuar, në emër të saj, nënës dhe motrës, të gjithë ata që u kanë qëndruar pranë në këtë periudhë të vështirë pas humbjes së rëndë. Vdekja e Laurent Krasniqit tronditi miqtë, ndjekësit dhe shumë prej personave që e njihnin, ndërsa lajmi për ndarjen e tij nga jeta u prit me dhimbje të madhe edhe në botën e televizionit dhe rrjeteve sociale. Laurent Krasniqi ndërroi jetë disa ditë më parë, pas një aksidenti tragjik me motor në Llukar të Prishtinës. Sipas informacioneve të mëparshme, policia kishte arrestuar shoferin e veturës me të cilën dyshohet se u përplas motoçikleta që po drejtonte Laurenti.
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.