Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje Evropës të forcojë presionin ndaj Rusisë përmes sanksioneve, pasi Bashkimi Evropian dështoi të arrijë marrëveshje për rinovimin e masave ndëshkuese ndaj Moskës. Zelensky tha se “nuk është koha që Evropa të harrojë se çfarë po ndodh” në Ukrainë, në një reagim që duket se i referohet drejtpërdrejt vonesës së BE-së për vazhdimin e sanksioneve kundër Rusisë. Në një postim në platformën X, presidenti ukrainas tha se “të gjithë e kuptojnë” rëndësinë e sanksioneve ndaj Moskës dhe paralajmëroi Evropën që të mos i japë Rusisë atë që ai e cilësoi si “dhurata”. “Ne kemi nevojë për sanksione të reja dhe më të fuqishme – sanksione ndaj të cilave Rusia nuk mund të përshtatet”, shkroi Zelensky. Ai kërkoi veçanërisht masa kundër industrisë ruse të raketave balistike, përfshirë sanksione që synojnë të gjithë zinxhirin e prodhimit të raketave balistike ruse, si dhe masa që kufizojnë financat e Moskës. “Së fundmi, bëhet fjalë për masa që e kufizojnë luftën”, theksoi presidenti ukrainas, transmeton Telegrafi. Duke iu referuar Shteteve të Bashkuara, Zelensky tha se është e rëndësishme që projektligji i senatorit Lindsey Graham për sanksionet ndaj