Arrestohet në flagrancë teksa tentonte të hynte për të vjedhur në një shtëpi në Prishtinë
Një person është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Prishtinë, nën dyshimin për veprën penale "vjedhje e rëndë në tentativë". Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 4 korrik 2026, rreth orës 01:45, kur njësitet policore kanë hasur një të dyshuar, mashkull kosovar, duke tentuar të hynte në shtëpinë e ankuesit me qëllim kryerjen e një vjedhjeje. I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.