Koordinatorja për të Drejtat e Njeriut në Kamenicë fton qytetarët të raportojnë diskriminimin përmes platformës online
Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut në Komunën e Kamenicës, Nazmije Demolli Kastrati, ka njoftuar qytetarët për funksionalizimin e platformës www.raportodiskriminimin.org , e cila mundëson raportimin konfidencial të rasteve të diskriminimit, përfshirë edhe martesat e hershme. Sipas njoftimi, platforma shërben si një mekanizëm i rëndësishëm që u mundëson qytetarëve të denoncojnë raste të diskriminimit në mënyrë të sigurt, duke ndihmuar institucionet kompetente të ndërmarrin veprimet e nevojshme. Demolli Kastrati ka bërë të ditur gjithashtu se është marrë vendim nga Kryeministri për themelimin e Grupit të Punës për Parandalimin e Martesave të Hershme për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. Ky grup pritet të ketë rol kyç në koordinimin e aktiviteteve dhe politikave për parandalimin e martesave të hershme dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Koordinatorja u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë platformën për raportimin e rasteve të diskriminimit, duke theksuar se rritja e ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimi i qytetarëve janë thelbësore në luftimin e diskriminimit dhe parandalimin e martesave të hershme. /Telegrafi/
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.