Zëdhënësi i Aleancës akuzon VV-në për votimin e Vujoviqit: U dorëzuan para agjendës së Listës Serbe
Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas votimit të Tanja Vujoviqit, nga Lista Serbe për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar këtë veprim si “kulmin e hipokrizisë dhe populizmit” të pushtetit. Xhemaili ka thënë se, pas refuzimit të disa emrave në votimet e mëhershme, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në fund votuan për Vujoviqin. “Asgjë, bash hiç asgjë nuk e dallon Tanja Vujoviqin nga Sllavko Simiqi. Që të dy janë nën të njëjtën komandë direkte të Beogradit dhe që të dy kanë mision sabotimin e shtetësisë së Kosovës”, ka deklaruar Xhemaili. Sipas tij, deklaratat publike të Vujoviqit dëshmojnë qëndrimet e saj ndaj institucioneve të Kosovës. “Çdokush që kërkon në internet mund t’i gjejë deklaratat skandaloze të Vujoviqit, e cila hapur e quan Kosovën ‘Metohi’, deklaron se punon vetëm për sistemin e Serbisë dhe e krahason situatën në veri me ‘sundimin osman’”, ka shkruar ai. Xhemaili ka bërë edhe një krahasim mes Vujoviqit dhe Simiqit, duke thënë se dallimi mes tyre qëndron vetëm në mënyrën se si, sipas tij, i kanë kundërshtuar institucionet e Kosovës. “Dallimi i vetëm është se Simiqi i ka luftuar institucionet tona brenda Kuvendit, ndërsa Vujoviq, si dekan
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.