Adeyemi po shkëlqen te Barcelona, edhe Lamine Yamal i mahnitur: A e pret ftesa nga Klopp?
Barcelona e ka nisur në mënyrë perfekte sezonin e ri, ndërsa një nga emrat që po spikat më së shumti është Karim Adeyemi. Ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit po përshtatet shpejt me futbollin e Hansi Flick dhe paraqitjet e tij kanë impresionuar edhe Lamine Yamal. Në fitoren e së dielës ndaj UD Levantes, Adeyemi realizoi një gol spektakolar për rezultatin 4-2, vetëm pak minuta para fundit. Gjermani mori topin që nga gjysma e tij e fushës, kaloi dy mbrojtës kundërshtarë dhe më pas përfundoi aksionin me qetësi përballë portierit Mathew Ryan. Yamal në atë moment ishte zëvendësuar, por goli e ngriti menjëherë nga stoli. Ylli i Barcelonës nisi të duartrokiste me entuziazëm pranë vijës anësore pas realizimit që vulosi fitoren. Loredana thumbon Real Madridin Edhe bashkëshortja e Adeyemit, reperja Loredana, reagoi pas paraqitjes së tij. Në një postim të Adeyemit në Instagram, ajo komentoi vetëm: “140 milionë”. Komenti u interpretua si një thumb ndaj rivalit të madh të Barcelonës, Real Madridit, duke iu referuar shumës së raportuar për transferimin e Yan Diomandes. Ndërsa Diomande ende po kërkon të përshtatet në Madrid, Adeyemi tashmë ka filluar të luajë një rol të rëndësishëm te Barcelona. A
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.