Mexhiti: Hapen rrugët për realizimin e fazës së tretë të Sheshit “Skënderbeu”
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se Qeveria ka miratuar vendimin për kalimin e pronësisë së tokës së Sheshit “Skënderbeu” te Komuna e Çairit, duke hequr pengesën e fundit administrative për realizimin e fazës së tretë të projektit. Sipas Mexhitit, me këtë vendim krijohen të gjitha kushtet për hapjen e procedurës së tenderimit dhe fillimin e punimeve për kompletimin e njërit prej projekteve më të rëndësishme për shqiptarët në Shkup. “Me vendimin e Qeverisë hiqet pengesa e fundit administrative dhe hapet rruga për realizimin e fazës së tretë të Sheshit ‘Skënderbeu’. Tashmë janë krijuar të gjitha kushtet që shumë shpejt të nisë tenderimi dhe punimet për kompletimin e këtij projekti të rëndësishëm,” deklaroi Mexhiti.
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.