Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur emocionet e tij para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. “Asnjëherë nuk kam pasur emocione më shumë se sot, sepse sot atje është fati i Kosovës. Cila do të jetë rruga e Kosovës pas këtij vendimi, po flas për ata që e dinë çka është shteti dhe çka janë institucionet e këtij vendi. Nuk po flas për ata që i kanë shërbyer dhe vazhdojnë t’i shërbejnë dikujt tjetër”, ka thënë Lushtaku”, është shprehur Lushtaku për RTV Dukagjini. Kosova në pritje të vendimit – minutat e fundit para aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së I pyetur nëse beson se ish-krerët e UÇK-së do të lirohen, Lushtaku është përgjigjur: “ Unë shpresoj dhe besoj gjithmonë, por jam me dyshime që pak ka drejtësi atje. ” Deklarata e tij vjen vetëm pak para shpalljes së vendimit në Hagë, i cili po përcillet me vëmendje të madhe në Kosovë. /Telegrafi/