Galaxy S27 Pro dhe S27 Ultra pritet të marrin përmirësimin më të madh të ekranit OLED në tre vjet
Samsung po përgatit ndryshime të rëndësishme për serinë Galaxy S27, me modelet Pro dhe Ultra që pritet të marrin një gjeneratë të re të paneleve OLED, për herë të parë pas tre vitesh. Samsung pritet të sjellë në fillim të vitit të ardhshëm katër modele të reja në serinë Galaxy S27, ndërsa dy prej tyre, Galaxy S27 Pro dhe Galaxy S27 Ultra, raportohet se do të marrin përmirësimin më të madh të ekranit OLED të kompanisë në tre vitet e fundit. Sipas një raporti të publikuar nga ETNews, Samsung Display do të pajisë Galaxy S27 Pro dhe Galaxy S27 Ultra me panelet e reja M16 OLED. Ky do të ishte ndryshimi i parë i materialit OLED për divizionin MX të Samsung në telefonat Galaxy S pas rreth tre vitesh. Të dy modelet pritet të përdorin gjithashtu teknologjinë Color Filter-on-Encapsulation (COE), së bashku me teknologjinë Privacy Display, e cila synon të kufizojë këndin e shikimit të ekranit dhe të rrisë privatësinë e përdoruesit. Ndërkohë, modelet standarde Galaxy S27 dhe Galaxy S27+ pritet të përdorin materialin M14 OLED, një përmirësim krahasuar me materialin M13 që përdoret në Galaxy S26 dhe Galaxy S26+, transmeton Telegrafi. Materiali M16 konsiderohet gjenerata më e avancuar e materialev
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.