Apple hyn më në fund në garën e telefonave të palosshëm me iPhone Duo, por Samsung nuk humbi kohë për t’i kujtuar rivalit të vjetër se po hyn me vonesë në një treg që kompanitë Android e kanë udhëhequr prej vitesh. Gjatë eventit të Apple të mërkurën, ekipi i Samsung në SHBA publikoi një seri postimesh në rrjetet sociale, duke ironizuar prezantimin e iPhone-it të parë të palosshëm. Goditja më e fortë erdhi përmes një postimi në X, ish-Twitter, ku Samsung shkroi: “Na tregoni kur të keni mbaruar së ringrohuri mbetjet tona.” Ndërsa në një tjetër postim thuhej: “Na bëtë të prisnim? Në rregull. Ne do të jemi këtu duke u palosur në tre pjesë.” Was there range? No. Was it exciting? No. Did it happen? Yes.#ItsTimeToSwitch — Samsung Mobile US (@SamsungMobileUS) September 9, 2026 Me këtë, Samsung iu referua faktit se Apple sapo ka prezantuar telefonin e saj të parë të palosshëm, ndërsa konkurrentët tashmë kanë avancuar drejt teknologjive më të sofistikuara, përfshirë ekranet që palosen në tri pjesë. Samsung ironizoi edhe aksesorët e iPhone Duo: “Aksesorë? Është si të kesh salca, por pa ushqim”. Accessories? It’s giving condiments and no food. #ItsTimeToSwitch — Samsung Mobile US (@SamsungMobi