Burime brenda LDK: 33 degë miratuan deklaratën që nuk kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme partiake
Në mbledhjen e mbajtur sot në selinë qendrore të LDK-së, 33 degë miratuan deklaratën që nuk kërkohen zgjedhje të jashtëzakonshme partiake, mëson Gazeta Express nga burimet e saj brenda kësaj partie. Referuar kërkesës së tri degëve për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut pas zgjedhjeve të 7 qershorit, në deklaratën e LDK-së pas mbledhjes së sotme thuhet se “rikonfirmohet mbështetja e plotë për Kryetarin dhe Kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës në ushtrimin e përgjegjësive të tyre politike e statutore..”. Gjithashtu, zgjedhjet e brendshme pritet të mbahen gjatë vitit 2027, në përputhje me afatet statutore. Komunikata e plotë: The post Burime brenda LDK: 33 degë miratuan deklaratën që nuk kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme partiake appeared first on Gazeta Express .
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.