Pse disa njerëz duket se kanë gjithmonë më shumë fat se të tjerët? 5 zakonet që i dallojnë të suksesshmit
Ekspertët thonë se mënyra si mendojmë, reagojmë ndaj dështimit dhe ndërtojmë marrëdhënie mund të ndikojë më shumë sesa mendojmë Të gjithë njohim dikë të cilit duket se gjithçka i shkon mbarë: gjen punën e duhur në momentin e duhur, takon personin e duhur ose has një mundësi që i ndryshon jetën. Ndërsa disa pyesin pse fati i anashkalon, të tjerët duket sikur e tërheqin vazhdimisht. Por profesoresha e lidershipit dhe inovacionit Tina Seelig mendon se fati nuk është vetëm çështje rastësie. Shumëçka varet nga mënyra si mendojmë, vendimet që marrim dhe gatishmëria për t’i dalluar mundësitë kur shfaqen. Fati nuk pritet, por krijohet Seelig, e cila për më shumë se dy dekada ka drejtuar programe të lidershipit dhe inovacionit në Universitetin Stanford, bën dallimin mes asaj që thjesht na ndodh dhe rrethanave fatlume që, deri diku, i krijojmë vetë përmes zgjedhjeve, sjelljes dhe gatishmërisë për të rrezikuar. Nuk mund të kontrollojmë gjithçka që do të na ndodhë, por mund të shtojmë numrin e mundësive që na dalin përpara, transmeton Telegrafi. foto: africaimages Pesë zakonet e njerëzve që e krijojnë vetë fatin 1. E dinë çfarë ka vërtet rëndësi për ta Kur i njihni vlerat dhe prioritetet tuaja
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.