Bujar Haradinaj niset drejt Hagës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së: Pres që të kthehemi bashkë në Kosovë
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bujar Haradinaj, është nisur drejt Hagës për të shprehur përkrahjen e tij për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara. Haradinaj ka thënë se i njeh ish-krerët e UÇK-së që nga viti 1997 dhe se është i bindur për kontributin dhe sakrificën e tyre për çlirimin e Kosovës. “Unë kam pasur fatin t’i njoh këta burra që nga viti 1997. E di për mundin dhe sakrificën e tyre. Jeta e tyre ka qenë shumë e vogël ndaj procesit dhe ndaj lirisë së Kosovës. Ata asnjë gjë nuk kanë kursyer deri në çlirimin e saj”, ka thënë Haradinaj gjatq një paraqitje në Kosovalive. Ai ka deklaruar se ka vendosur të jetë në Hagë me shpresën se drejtësia do të triumfojë dhe e vërteta do të dalë në shesh. “Për shumë arsye, unë kam vendosur që të jem atje, sepse unë pres që të mërkurën drejtësia do të triumfojë dhe e vërteta do të dalë në shesh”, është shprehur ai. Haradinaj ka thënë gjithashtu se pret që të pranishmit në Hagë atë ditë të kthehen bashkë me ish-krerët e UÇK-së në Kosovë dhe se më 16 shtator të festohet. The post Bujar Haradinaj niset drejt Hagës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së: Pres që të kthehemi bashk
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.