Probleme për Anglinë përpara ndeshjes së rëndësishme, i lëndohet njëri nga lojtarët kryesor të ekipit
Anglia mund të jetë pa mbrojtësin e djathtë Reece James për ndeshjen e së shtunës në fazën e grupeve të Kupës së Botës kundër Panamasë. Kapiteni i Chelseat po monitorohet nga afër nga stafi mjekësor pasi u ankua për një tërheqje muskulore të kofshës së pasme, me trajnerin Thomas Tuchel që po shqyrton ndryshime në linjën e tij mbrojtëse. Mbrojtësi dinamik po i nënshtrohet testeve të gjera mjekësore pasi nuk është ndjerë mirë pas ndeshjes të së martës kundër Ganës. Sipas mediumit The Telegraph , stafi i trajnerëve ngurron të marrë ndonjë rrezik duke pasur parasysh historinë e 26-vjeçarit me lëndime muskulore. Situata bëhet edhe më e vështirë nga fakti se ekipi kombëtar është tashmë pa Tino Livramenton, opsionin e tyre të dytë në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, i cili u përjashtua nga turneu para ndeshjes së parë për shkak të një dëmtimi në pulpë. 🚨🚨| JUST IN: Reece James is a doubt for England vs Panama with a 𝐓𝐈𝐆𝐇𝐓 𝐇𝐀𝐌𝐒𝐓𝐑𝐈𝐍𝐆. 🤕🏴 Tuchel unlikely to risk him given his injury history — Declan Rice also being monitored. { @guardian_sport } pic.twitter.com/Gc1cWRWKEQ — Goals Side (@goalsside) June 25, 2026 Trajneri gjerman nuk pritet të bëjë ndonjë ndryshim drastik kundër Panam
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.