Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Obiliqit ka njoftuar se ka përfunduar aksioni për pastrimin e kanalit në Dardhishtë. Sipas njoftimit, aksioni është zhvilluar përgjatë një jave në bashkëpunim me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Si rezultat i angazhimit të përbashkët, hapësira është pastruar dhe gjendja e saj është përmirësuar ndjeshëm. Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit ka falënderuar KEK-un për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë realizimit të këtij aksioni. /Telegrafi/