Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj Albin Kurtit, duke e quajtur kryeministër të Vetëvendosjes dhe Listës Serbe. Rama ka thënë se përtej çdo afati kushtetues, sot Albin Kurti zgjodhi veten Kryeministër të Kosovës me votat e Vetëvendosjes dhe Listës Serbe. Më pas, Rama hta se më shqetësuese është sesi Kurti bëri gjest “me prejre gërshërë”. Ai tha ndaj kujt atë gjest, ndaj gazetarëve, opozitës dhe kudnërshtarëve politiëk, apo 52% të qytetarëve që nuk të kanë votuar. /Gazeta Express Postimi i plotë : KRYEMINISTËR I VETËVENDOSJES DHE LISTËS SERBE Përtej çdo afati kushtetues, sot Albin Kurti zgjodhi veten Kryeministër të Kosovës me votat e Vetëvendosjes dhe Listës Serbe. Asnjë deputet tjetër shqiptar nuk ishte në sallë. Kjo pamje, flet më shumë se makineria e tyre propaganduese se opozita po bllokon. Albin Kurti pas 16 viteve në politikë rreth vetes nuk e ka asnjë subjekt politik shqiptar me të cilin ka ndërtu një minimum besimi! Çuditërisht këtë besim e ka me listen serbe! Nuk ka mbetur asnjë subjekt politik shqiptar që Albin Kurti nuk e ka prerë në besë, përçmuar, akuzuar apo shpallur armik në një moment të caktuar. Dhe paradoksi ishte brutal. Njeriu që për vi