Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë në Prishtinë dhe në qytete të tjera të vendit, pas tubimeve të qytetarëve lidhur me shpalljen e aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Sipas Policisë, përgatitjet për mbarëvajtjen e tubimeve kanë nisur që nga mbrëmja e 15 shtatorit, ndërsa mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshet kryesore të kryeqytetit dhe qyteteve të tjera. Policia ka bërë të ditur se masat kanë pasur për qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, mbrojtjen e jetës dhe pronës, si dhe menaxhimin e trafikut rrugor. Pas shpalljes së aktgjykimit, qytetarët në rajone të ndryshme kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në forma të ndryshme. Një pjesë e protestuesve nga sheshet e Prishtinës janë nisur drejt ish-objektit të EULEX-it dhe më pas drejt bazës së këtij misioni. Sipas njoftimit policor, protestuesit kanë tentuar me forcë të depërtojnë përtej rrethojave të EULEX-it. Gjatë protestës, disa persona kanë hedhur gjësende të ndryshme dhe mjete të forta në drejtim të rrethojave dhe objektit, ndërsa kanë tentuar edhe të kalojnë kordonin policor. Qytetarët vazhdojnë protestën në shesh, premtojnë se nuk do ta sulmojmë Po