Neymar mbetet lojtari më vendimtar në përfaqësuesen e Brazilit dhe ka mundësinë t'u mbyllë gojën kritikëve duke udhëhequr Seleçaon në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës. Kështu beson legjenda braziliane Ronaldo Nazario, i cili foli para përballjes së ekipit të Carlo Ancelottit ndaj Japonisë në 1/16 e finales të hënën. Gati tre vite pasi pësoi këputjen e ligamentit të ACL gjatë angazhimit me kombëtaren, Neymar u rikthye disi papritur në listën e Brazilit për këtë Botëror. Megjithatë, 34-vjeçari, i cili me 79 gola është golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares braziliane, u përball me probleme muskulore para nisjes së turneut dhe mungoi në dy ndeshjet e para të ekipit. Ai u aktivizua nga stoli për 14 minutat e fundit në fitoren 3-0 ndaj Skocisë, duke u bërë vetëm futbollisti i katërt në histori që përfaqëson Brazilin në katër Kupa Bote të ndryshme, pas Djalma Santos, Cafu dhe Pele. Ndërkohë, Vinicius Junior është shndërruar në figurën kryesore të Brazilit në këtë turne, duke shënuar katër gola dhe duke hyrë në garën për Këpucën e Artë, por Ronaldo beson se Neymar ende ka shumë për të dhënë. “Neymar është vendimtar. Nuk shoh asnjë lojtar tjetër në skuadrën aktuale me t