Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka mohuar pretendimet e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili një natë më parë deklaroi se ekziston një skemë e partive opozitare për ta çuar vendin në zgjedhje, me qëllim që më pas Lëvizja Vetëvendosje të fitojë deri në 80 për qind të votave. Gjini tha se një skenar i tillë nuk është diskutuar asnjëherë dhe se ai nuk ka dëgjuar kurrë për një plan të tillë. “Unë, si kryetar i Aleancës, nuk kam dëgjuar fare për këtë skemë dhe mendoj se nuk guxojmë të ndërtojmë rrëfime të kota”, deklaroi Gjini. Ai shtoi se është plotësisht i bindur se një skemë e tillë nuk ekziston. The post Gjini për aludimet e Abdixhikut: Nuk ekziston asnjë skemë e opozitës për ta çuar vendin në zgjedhje appeared first on Gazeta Express .