Përfaqësuesi i Shoqatës së Fermerëve Kosovarë të Qumështit tha se protesta është organizuar në mbështetje të fermerëve vendorë, të cilët, sipas tij, po përballen me një situatë të rëndë. “Ne jemi prodhues të këtij vendi dhe prodhojmë qumësht për këtë vend. Për vite me radhë kemi kërkuar masa mbrojtëse, por nuk kemi gjetur përkrahjen e nevojshme”, u shpreh ai, duke thënë se qumështi që prodhojnë nuk është helm. Ai kërkoi nga institucionet që të ndalin importin e qumështit me çmime të subvencionuara nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të rajonit, duke thënë se kjo po e dëmton rëndë prodhimin vendor. Fermerët e qumështit protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para ministrisë Sipas tij, gjendja është bërë alarmante, pasi fermerët tashmë katër ditë nuk kanë ku ta dorëzojnë qumështin. “Sot bëhen katër ditë që nuk kemi ku ta dorëzojmë qumështin. Kërkesa jonë urgjente është që grumbullimi i qumështit të fillojë menjëherë, që nga ky moment. Fermerët duhet të mbrohen”, deklaroi ai. Ai shtoi se edhe kompania Vita është kompani e Kosovës dhe jo e Serbisë, ndërsa përsëriti kërkesën që Qeveria të ndërhyjë urgjentisht dhe të ndalojë importin e qumështit ng