Nga: Agron Gjekmarkaj Sot mbushen dy vjet nga ndarja me Ismail Kadarenë, shkrimtarin më të madh të letërsisë shqipe dhe njërit prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë botërore. Kadareja ishte njeriu që emancipoi letërsinë shqipe, e çliroi nga provincializmi dhe e vendosi në hartën e kulturës universale. I përkthyer në 48 gjuhë, fitues i çmimeve më prestigjioze në Evropë dhe Amerikë, ai u bë ambasadori më i madh kulturor që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Ai ishte ideologu modern i identitetit evropian të shqiptarëve, njeriu që me veprën e tij dëshmoi se kultura shqiptare i përket natyrshëm qytetërimit evropian. Një nga tre shqiptaret më të respektuar në botën e gjerë nder shekuj me Skënderbeun e Nënë Terezen! Veprat e tij madhështore e shndërruan në një klasik të letërsisë botërore. Lavdia e tij nuk ka nevojë për monumente. Ai e fitoi pavdekësinë me penën e tij. Në të vërtetë, jemi ne që kemi nevojë për të. Por, të goditur nga banaliteti duket sikur refuzojmë ushqimin shpirtëror që na shtroi në tryezën e fisme të artit të madh! Prandaj dhemb më shumë heshtja e shtetit, fjala e pambajtur e Edi Ramës! Në korrik 2024, gjatë ceremonisë mortore, Edi Rama premtoi solemnisht një varr