Temperatura deri në 46 gradë, FIFA po konsideron ta shtyjë përballjen mes Francës dhe Paraguait
Ndeshja e Kampionatit Botëror mes Francës dhe Paraguait mund të përballet me ndryshime të minutës së fundit, pasi po shtohen thirrjet që FIFA ta shtyjë përballjen për shkak të temperaturave ekstreme që kanë përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Temperaturat në Filadelfia pritet të kalojnë 38 gradë Celsius gjatë ndeshjes së fazës së 1/16 së finales që do të zhvillohet të shtunën, ndërsa lagështia e lartë do ta bëjë situatën edhe më të vështirë. Sipas raportimeve, temperatura e ndjerë brenda stadiumit të hapur mund të arrijë deri në 46 gradë Celsius, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e lojtarëve, tifozëve dhe stafit të pranishëm. Drejtori i Heat Lab në Universitetin e Kalifornisë, Bharat Venkat, paralajmëroi për rreziqet që sjell aktiviteti fizik në temperatura të tilla. "Kur ushtrohesh fizikisht në një ditë veçanërisht të nxehtë, gjasat për t'u përballur me probleme shëndetësore të lidhura me nxehtësinë apo edhe me pasoja fatale janë shumë më të larta". Stadiumi në Filadelfia nuk ofron sisteme të kontrollit klimatik që do t'i mbronin tifozët nga temperaturat e larta, ndërsa FIFA pritet të aplikojë masa si pushimet për hidratim, zonat e ftohjes dhe protokolle të tjera
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.