Sulmohet fizikisht një person në Prizren, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një person dyshohet se ka sulmuar një tjetër në Prizren. Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur rasti ka ndodhur të martën rreth orës 19:30 në rrugën “Drejtësia”, në Prizren. Tutje thuhet se lidhur me rastin viktimës i është ofruar ndihma mjekësore ndërsa ndaj të dyshuarit është kryer një kontroll në vendbanimin e tij ku janë gjetur dhe konfiskuar: një armë gjuetie, një këllëf i armës dhe 19 fishekë. “Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin viktimës i është ofruar ndihma mjekësore ndërsa ndaj të dyshuarit është kryer një kontroll në vendbanimin e tij ku janë gjetur dhe konfiskuar: një armë gjuetie, një këllëf i armës dhe 19 fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.