Eleni Foureira rrëfen për herë të parë frikën që kishte nga origjina e saj shqiptare: Mendoja se do të më mbylleshin dyert
Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Eleni Foureira, ka folur hapur për sfidat që përjetoi në fillimet e karrierës, duke zbuluar se për shumë vite kishte frikë ta bënte publike origjinën e saj nga Shqipëria. Gjatë një interviste në emisionin “The 2Night Shoë”, artistja tregoi se ishte rritur me bindjen se zbulimi i prejardhjes së saj mund t'i kushtonte mundësitë për të ndërtuar një karrierë të suksesshme në industrinë muzikore greke. “Kur rritesh me këtë ndjenjë, frika bëhet pjesë e jotja. Mendoja se, nëse do të thosha se jam shqiptare, nuk do të trajtohesha njësoj si të tjerët dhe nuk do të më jepej e njëjta mundësi për të ecur përpara. Kështu e përjetoja realitetin në atë kohë”, u shpreh ajo. Foto: YouTube Foureira ndau edhe kujtime të dhimbshme nga ajo periudhë, duke treguar se paragjykimet nuk e lëndonin vetëm atë, por edhe familjen e saj. Ajo kujtoi se nëna e përqafonte shpesh mes lotësh, e tronditur nga komentet dhe sjellja me të cilën përballej vajza e saj. “Mbaj mend që më përqafonte dhe qante, duke më thënë: ‘Vajza ime, çfarë të kanë bërë? Ti nuk ke bërë asgjë’”, rrëfeu këngëtarja. Megjithatë, theksoi se mbështetja e njerëzve më të afërt dhe besimi te vetja e ndihmuan të mo
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.