Përleshje fizike në Prishtinë, lëndohet një person
Pas një përleshje fizike një person ka marrë lëndime trupore. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 11:00 në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë. Tutje thuhet se ka pas dhe të shtëna me armë zjarri. “Pas disa të shtënave me armë zjarri, në vendin ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja, ndërsa nga i dyshuar mashkull kosovar është konfiskuar arma/pistoletë. Ndërsa si pasojë e përleshjes fizike me të dyshuarin, lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.