Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka bërë të ditur se përveç konstituimit të Kuvendit, të cilin e kanë kontestuar sot në Gjykatën Kushtetuese, nesër do të dorëzojnë kërkesë edhe për kontestimin e zgjedhjes së Qeverisë së Kosovës. Siaps tij Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të shkelë çdo afat e pastaj të ëprfitojë nga këto lloj shkeljesh. “Nuk na ka mbetur rrugë tjetër përveçse t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Ka një parim themelor në drejtësi që thotë që askush nuk mund të përfitojë nga shkelja e vet. Lëvizja Vetvendosje nuk mund të shkelë çdo afat dhe në fund të përfitojë nga këto lloj shkeljesh. Nuk mund të krijojmë një precedent ku një parti politike i zëvendëson afatet e përcaktuara në Kushtetutë me afatet e veta politike. Asnjë shumicë, sado e madhe qoftë ajo, nuk mund të shkelë Kushtetutën. Kushtetuta ekziston për të kornizuar pushtetin, për të vendosur nën një kornizë. Nëse Kuvendi i Kosovës është themeluar me këto pikëpyetje kushtetuese, vendimet që dalin nga ai kanë probleme po ashtu kushtetuese. Prandaj, ne sot, përveç konstituimit të Kuvendit që kontestuam sot formës së konstituimit të afateve, nesër do të dorëzojmë një kërkesë tjetër ku do të kontestojmë zgjedhjen e Qe