Bulliqi: Kompania “Hapu” synon të hapë 200 vende pune në Podujevë
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se një investitor nga diaspora planifikon realizimin e një projekti në Podujevë, i cili pritet të hapë rreth 200 vende të reja pune. Bulliqi ka bërë të ditur se ka zhvilluar takim me Bekim Mazrekun, investitor nga diaspora dhe përfaqësues i kompanisë “Hapu”, e cila merret me prodhimin e dyerve inovative kundër zjarrit dhe për evakuim emergjent. Sipas Bulliqit, bëhet fjalë për një teknologji të patentuar, e cila synohet të jetë e destinuar për tregjet e Evropës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës. Mazreku, i cili është edhe shpikës i kësaj teknologjie, e ka prezantuar produktin në panairin ndërkombëtar FeuerTrutz në Nürnberg, ndërsa tani synon që prodhimi të zhvillohet në Kosovë. “Bekim Mazreku, shpikësi i kësaj teknologjie, e ka prezantuar produktin në panairin ndërkombëtar FeuerTrutz në Nürnberg, ndërsa tani synon që prodhimi i saj të zhvillohet në Kosovë, duke krijuar një produkt me vulën ‘Made in Kosova’”, ka shkruar Bulliqi. Kryetari i Podujevës ka deklaruar se komuna që ai drejton është e gatshme të bashkëpunojë me investitorë vendorë dhe të huaj për zhvillimin e bizneseve të reja dhe krijimin e vendeve të
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.