Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili foli për sukseset e delegacionit kosovar në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, si dhe për përgatitjet drejt organizimit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis. Kryetari i KOK-ut ka folur për medaljet të cilat Kosova i fitoi në sportin e xhudos në Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’. Ai në këtë drejtim theksoi rolin e madh të trajnerit Driton Kuka, për të cilin tha se për sa kohë ai është te Kosova, medaljet nuk do të mungojnë. “Unë jam i kënaqur se pesë medalje kanë qenë mjaft të nevojshme dhe xhudon e kemi të themi prej sporteve që derisa është Driton Kuka aty, kurrë nuk dyshojmë që nuk do të kemi medalje”. “Sepse ka një sistem shumë të mirë që duhet edhe federatat tjera dhe trajnerët e tjerë t’i marrin si shembull, se si duhet të punohet me seriozitet, me disiplinë, e ata e kanë krejt këtë”. “Përparësia te xhudo është se tashmë krejt bota e njeh xhudon e Kosovës edhe momentet kur garuesit tanë dalin në arenë të xhudos, automatikisht e kanë një përparësi, sepse kundërshtari padyshim që e ka një