Droni ukrainas godet ndërtesën në Perm të Rusisë, rreth 1,600 kilometra larg Ukrainës
Një sulm me dron ukrainas ka goditur mëngjesin e së hënës një ndërtesë shumëkatëshe banimi në qytetin rus të Permit, rreth 1,600 kilometra larg territorit të kontrolluar nga Ukraina, duke shkaktuar një viktimë dhe katër të plagosur, sipas autoriteteve ruse. Sulmi është pjesë e një vale të gjerë sulmesh me dronë ndaj objektivave në disa rajone të Rusisë. Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se gjatë natës janë kapur ose shkatërruar 306 dronë ukrainas, transmeton Telegrafi. Në të njëjtën kohë, kanale ukrainase raportojnë se një nga objektivat e sulmit në Perm mund të ketë qenë rafineria Lukoil-Permnefteorgsintez, një prej komplekseve më të mëdha të përpunimit të naftës në Rusi. Deri tani, shkalla e dëmeve në rafineri nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur. Permi është kthyer disa herë në objektiv të sulmeve ukrainase për shkak të rëndësisë strategjike të infrastrukturës së tij energjetike. Rafineria Lukoil-Permnefteorgsintez ndodhet më shumë se 1,500 kilometra nga kufiri ukrainas dhe ka një kapacitet përpunues prej rreth 13 milionë tonësh naftë në vit. WATCH: Ukrainian drone hit a residential building in Perm, Russia roughly 1,600 km from Ukrainian-held territory, killing one pers
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.