Brahimaj: Gjykata në Hagë do të marrë një vendim të drejtë, vendim lirues
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj, është shprehur i bindur se trupi gjykues në çështjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë do të marrë një vendim të drejtë. Në Debat Plus, Brahimaj tha se sipas tij vendimi i drejtë do të ishte shpallja e pafajshme e të gjithë të akuzuarve. Duke folur për rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Brahimaj e cilësoi gjykatën si “politike”, por tha se beson se trupi gjykues do të marrë një vendim lirues. “Jam i bindur që është një gjykatë që do të marrë një vendim të drejtë. E vendimi i drejtë është shpallja e pafajshëm e të gjithëve të akuzuarve. Unë kujtoj edhe rastin tonë, rastin Haradinaj, dhe në librin e Geoffrey Nice, që ka qenë edhe prokuror në rastin e Slobodan Millosheviqit e tregon saktë që tri grupe prokurorësh kanë refuzua ta nënshkruajnë aktakuzën në rastin Haradinaj dhe e ka nënshkruar Carla Del Ponte. Dhe në rastin e Thacit dhe të tjerëve është një gjykatë politike, është ndërtuar me politik, por besoj që trupi gjykues do të marrë një vendim të drejtë, vendim lirues”, ka deklaruar Brahimaj.
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.