Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë
4 Korriku shënon 250-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së ShBA-së. Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar. Dokumenti i Pavarësisë u ratifikua më 4 Korrik 1776. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan më pas bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë. Dita e Pavarësisë në ShBA festohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarrëve. The post Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë appeared first on Gazeta Express .
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.