“Mos ejani vetëm” – “Liria ka Emër” fton qytetarët në “Marshin për Liri”
Mos ejani vetëm, ejani me familjet tuaja” – kjo ishte thirrja që platforma qytetare “Liria ka Emër” ua drejtoi qytetarëve në konferencën e fundit para “Marshit për Liri”, që do të mbahet nesër në Prishtinë, raporton KosovaPress. Marshi do të nisë më 12 shtator, në orën 14:00, nga Sheshi “Skënderbeu”, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur edhe programin dhe emrat e folësve që do t’u drejtohen pjesëmarrësve. “Në emër të platformës ‘Liria ka Emër’ do të flasim ne të dy së bashku, do ta hapim, në fakt, pjesën formale të marshit. Në emër të shoqatave të dala nga lufta do të flasë Hysni Gucati. Do të flasë Liriona Sulejmani në emër të fëmijëve të dëshmorëve, si vajza e dëshmorit Bajram Sulejmani, duke sjellë zërin dhe mesazhin e një brezi që trashëgon kujtesën dhe sakrificën e luftës edhe në familje", tha Eliza Hoxha nga kjo platformë. Qytetarëve do t’u drejtohen gjithashtu Ardian Gjini dhe Bedri Hamza, si dhe Buna Mustafa, e bija e Salih Mustafës-Calit. Programi do të shoqërohet edhe me këngë, të cilat do të jenë pjesë e mesazhit të këtij tubimi, këngë patriotike, natyrisht, që na kanë frymëzuar dhe na kanë kujtuar gjithmonë për përkushtimin tonë për liri”, tha Hoxha. Ajo bëri të ditu
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.