Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë vazhdojnë të shoqërohen me versione të ndryshme për mënyrën se si nisën, kush i organizoi dhe cili ishte roli i organizatave ilegale, Shqipërisë dhe shërbimeve të atëhershme të sigurisë. Dëshmitë e ish-pjesëtarëve të shërbimeve sekrete dhe veprimtarëve politikë nuk përputhen. Mehmet Haskaj, i cili në vitin 1981 ishte pjesëtar i Shërbimit të Sigurimit të Shtetit Jugosllav, thotë se demonstratat e gjetën shërbimin “në gjumë”, ndërsa hedh pretendime për përfshirje të qarqeve ruse dhe serbe, pa sjellë prova konkrete për këtë. “Shërbimin e Sigurimit të Shtetit në Kosovë, ato demonstrata e kanë gjetë në gjumë. Këto që të thashë janë pjesë të shërbimit rus dhe shërbimit serb”, ka deklaruar Haskaj. Në anën tjetër, Abdullah Prapashtica, i cili thotë se kishte pasur kontakte dhe persona nën vëzhgim brenda Universitetit të Prishtinës, këmbëngul se protesta e 11 marsit ishte spontane. Sipas tij, organizatat ilegale u përpoqën t’i jepnin asaj drejtim politik vetëm pasi protesta kishte nisur. “Tërësisht spontane. Kjo ka ndodhë në mbrëmje gjatë darkës. Dhe në protestë kanë marrë pjesë të gjithë studentët që kanë qenë të pranishëm në Qendrën e Studentëve”, ka th