Partia Demokratike e Kosovës e ka dërguar sot në Kushtetuese çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, përkatësisht mënyrën e zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të saj. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri tha para gazetarëve se besojnë në punën e Gjykatës Kushtetuese, dhe se është e rëndësishme që të vendosët masë e përkohshme . “Sapo e dërguam në Gjykatë Kushtetuese vlerësimin e kushtetutshmërisë së për konstatimin e tyre rreth konstituimit të Kuvendit, zgjedhjes së kryetarit, mënyrës së zgjedhjes së nënkryetarëve, ndryshimit të procedurës së votimit të nënkryetarëve. Është imediate që fillimisht të vendoset masa në mënyrë që të mos prodhohen dëme e situata më të rënda në kuptimin juridik e institucional sepse edhe Qeveria që është zgjedhur dje nga Kuvendi i cili nuk është realisht i konstituuar dhe nuk ka ligjshmëri, mund të vazhdojë të marrë vendime të jashtëligjshme”, është shprehur Tahiri. PDK-ja e dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit Ai ka thënë se edhe për secilin vendim që do të mund merret nga Kuvendi dhe Qeveria ata do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Në anën tjetër deputeti Përparim Gruda ka paralajmëruar se të martën do ta dorëzojn