Festimi i famshëm i Donald Trumpit është rikthyer në qendër të vëmendjes në botën e sportit, pasi lojtarët e Belgjikës e përdorën atë pas golit të katërt ndaj SHBA-së në ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës së Botës. Veprimi i belgëve u interpretua nga shumë tifozë si një thumbim ndaj presidentit amerikan, veçanërisht pas polemikave para ndeshjes, kur Trump kishte ndërhyrë për të ndihmuar në anulimin e pezullimit të sulmuesit amerikan Folarin Balogun, i cili fillimisht rrezikonte të mungonte për shkak të kartonit të kuq. Por kjo nuk ishte hera e parë që sportistë përdorën këtë festim para kamerave. Belgium did the Trump dance after beating USA 😭 pic.twitter.com/xva7xWZODz — BrickCenter (@BrickCenter_) July 7, 2026 Në vitet e fundit, “Trump dance” është bërë një fenomen që ka kaluar kufijtë e politikës dhe është shfaqur në disa prej sporteve më të mëdha në botë. Ky kërcim karakterizohet nga lëvizjet e ijeve, grushtat e ngritur në ajër dhe në disa raste edhe një imitim i një goditjeje golfi, një rutinë që u bë e njohur nga Trump pas fushatës së tij presidenciale dhe fitores ndaj Kamala Harris. Nga NFL te futbolli ndërkombëtar Pak ditë pas fitores së Trumpit në zgjedhjet presidenciale a