Luciano Spalletti foli pas humbjes 3-2 ndaj Sassuolos, duke këmbëngulur se Juventusi “krijoi rastet për ta përmbysur, por humbi ekuilibrin për shkak të dëshirës për të fituar”. Ishte një përballje e çmendur në “Mapei Stadium”, pasi “Bianconerët” kishin pësuar vetëm një gol në tri xhirot e para, ndërsa vetëm në këtë ndeshje pranuan tri. Ata arritën dy herë ta barazonin rezultatin përmes golave të parë të shënuar me fanellën e Juventusit nga Edon Zhegrova, i cili pati një ndikim të madh pasi u inkuadrua nga banka rezervë. E vetmja gjë pozitive e mbrëmjes ishte Zhegrova, i cili pritej të largohej nga Juventusi këtë verë dhe nuk kishte shënuar në një ndeshje zyrtare që nga nëntori i vitit 2024, por sot shënoi dy herë. “Kjo është forca e Zhegrovës, që bëhet i paparashikueshëm dhe i pandalshëm kur përballet me lojtarët kundërshtarë. Ndonjëherë mund ta mbajë topin paksa shumë gjatë dhe të mos e pasojë mjaftueshëm shpejt, me Kalulun në një rast që po priste pasimin, dhe ai nuk e ndjek kundërshtarin e tij në krah. Megjithatë, nëse je duke sulmuar dhe je vetëm në gjysmën e fushës së kundërshtarit, atëherë Zhegrova është një lojtar i jashtëzakonshëm”, tha ai. “Dhemb sepse skuadra mund ta kish