Ish-avokati i Nasim Haradinajt në rastin e tij në Hagë, Toby Cadman, ka deklaruar se, bazuar në përvojën e tij me Dhomat e Specializuara dhe në provat e paraqitura në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shpreson që ata të shpallen të pafajshëm. Duke folur në Debat Plus, Cadman tha se dëshiron që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi të lirohen, duke e lidhur këtë qëndrim me përvojën e tij në procesin ndaj Nasim Haradinajt. Pyetje: Në aspektin procedual, nëse ka dënime, çfarë ndodh menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit, veçanërisht sa u përket hapave ligjorë në Hagë? Toby Cadman: Pra, së pari, do të bëhet një shqyrtim i kujdesshëm i vetë aktgjykimit dhe, sigurisht, ekipet e mbrojtjes, në rast të një dënimi, do ta shqyrtojnë me kujdes atë që pothuajse me siguri do të jetë një aktgjykim prej shumë qindra faqesh, dhe ky do të jetë një proces shumë i kujdesshëm dhe i gjatë. Pastaj, natyrisht, ata kanë të drejtë të apelojnë në dy shkallë, para Gjykatës së Apelit dhe para Gjykatës Supreme, si dhe para Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, sigurisht, duhet të presim dhe përsëri duhet të theksojmë se ky nuk është një vendim përfundimtar që po shpallet nesër. Ky është një ven