Tifozi zbulon “sekretin” e Gyokeres: Forca e tij vjen nga birra!
Një tifoz ka dhënë një përgjigje krejtësisht të pazakontë kur u pyet për Viktor Gyokeres, duke pretenduar se sekreti i formës së jashtëzakonshme të sulmuesit suedez nuk është palestra, por... birra. GOAL pyeti disa tifozë që ta përshkruanin Gyokeres me vetëm një fjalë. Katër përgjigjet e para ishin ato që priteshin për një sulmues që udhëhoqi Arsenalin drejt titullit të Premier League në sezonin e tij të parë. “Amazing”, tha një tifoz. “Beast”, u përgjigj një tjetër. “Është tashmë një legjendë”, shtoi i treti. “Vrasës para portës”, ishte përshkrimi i tifozit të katërt. @goalfanzone Describe Viktor Gyokeres in one word 👇 #football #worldcup #fifaworldcup #arsenal #premierleague ♬ original sound - GOAL's FanZone Por përgjigjja e pestë i habiti të gjithë. “Birrë”, tha ai me bindje. Gazetari mendoi se nuk e kishte dëgjuar mirë dhe e pyeti sërish. “Birrë?”, e pyeti ai. “Po, birrë. Ky është sekreti i tij. Pi shumë birrë dhe prandaj është kaq i fortë”, u përgjigj tifozi, plotësisht serioz. Edhe pse komenti shkaktoi të qeshura, statistikat e Gyokeres tregojnë se suksesi i tij lidhet shumë më tepër me talentin dhe punën sesa me teorinë e tifozit. Sulmuesi suedez iu bashkua Arsenalit nga Spo
VG News ја прикажува оваа вест како агрегирана информација. Целосната содржина е кај оригиналниот извор.