Rrjetet sociale janë kthyer në një nga nxitësit kryesorë të turizmit. Ato janë mënyra më e shpejtë për të zbuluar destinacione të reja, vende për t’u vizituar, restorante dhe atraksione. Por për shumë udhëtarë, kjo ka edhe një anë negative. Sipas një hulumtimi, 68 për qind e pushuesve pranojnë se një destinacion u është dukur i njohur sapo kanë mbërritur, edhe pse nuk kishin qenë kurrë më parë atje. Arsyeja është sasia e madhe e përmbajtjes që kishin parë paraprakisht në internet. Instagram Reels, TikTok dhe Facebook ofrojnë një rrjedhë të pafund videosh dhe fotografish nga pothuajse çdo vend i botës. Hulumtimi i realizuar nga Hint App zbuloi se 74 për qind e turistëve i studiojnë destinacionet aq hollësisht para udhëtimit, sa kur arrijnë atje mbeten shumë pak surpriza të vërteta. Ndërkohë, 64 për qind thanë se i njihnin menjëherë monumentet kryesore vetëm nga koha e kaluar duke parë përmbajtje në rrjetet sociale. Instagrami dhe TikTok-u mund të jenë burime shumë të mira informacioni, por në të njëjtën kohë mund ta humbin atë ndjesinë e eksplorimit dhe të papriturës që shumë njerëz kërkojnë gjatë pushimeve. Një kërkim i thjeshtë për Parisin, për shembull, mund t’ju tregojë menjëher