Shkruan: VALBONA ZENELI Njëzet e pesë vjet më parë udhëtoja me një tren nga Mynihu drejt Bolonjës. Ishte një botë tjetër: celularet inteligjentë ende nuk ekzistonin, lajmet nuk mbërrinin në kohë reale dhe nuk ishim vazhdimisht të lidhur. Kur mbërrita në stacionin qendror të Bolonjës, u habita nga prania e madhe e forcave të rendit. Ishte e qartë se kishte ndodhur diçka e rëndë. Vetëm kur telefonova prindërit e mi në Berlin dhe dëgjova frikën në zërin e tyre, kuptova se gjatë atyre orëve ne udhëtim bota kishte ndryshuar. Dita e sotme shënon 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, një tragjedi historike, pasojat e së cilës vazhdojnë të formësojnë peizazhin strategjik të shekullit tonë. Pamjet e asaj dite nuk janë zbehur aspak. Shembja e Kullave Binjake, civilët që vraponin për t’u shpëtuar rrugëve të Lower Manhattan-it, ekipet e shpëtimit që nxitonin drejt ndërtesave në flakë. Skena që tronditën jo vetëm Shtetet e Bashkuara te Amerikes, por mbarë botën. Pothuajse tre mijë njerëz, nga më shumë se nëntëdhjetë vende, humbën jetën, duke e bërë 11 shtatorin një nga sulmet terroriste më vdekjeprurëse të historisë bashkëkohore dhe një moment që shënoi një kthesë historike për një